Janë shkëputur prej vitesh dhe tashmë e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë. Por së fundi, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana, është rikthyer në atdhe, ku ka festuar dhe 50-vjetorin e lindjes.
Ishte artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili, që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano, ku e uron për ditën e saj të lindjes.
“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon këtë foto: “Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të”!
Xhoana dhe Fatos Nano, lidhën kurorë në 9 Nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.
Discussion about this post